Falë sportistëve, flamuri i Kosovës valvitet në shtetin që nuk ia njeh pavarësinë

Ka mbërritur në Algjeri grupi i parë i ekipit të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat e 19-ta Mesdhetare “Oran 2022”.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, në grupin e parë bëjnë pjesë ekipet e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit.

Ekipi është nisur nga Prishtina për në Shkup, prej nga do të bëhet udhëtimi me aeroplan direkt për në Oran.

Ekipi i mundjes ka udhëtuar përmes Tiranës, sikurse ekipet e sporteve tjera që do të udhëtojnë në ditët në vijim.

Algjeria është një vend që ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *