Edhe Mitrovica, mbështet presidentin Ademi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot ka qëndruar për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Mitrovicë, ku ka marrë mbështetje për punën e tij, ndonëse kohët e fundit individë të caktuar kanë rritur presionin ndaj delegatëve të Kuvendit të FFK-së në tentativë për destabilizimin e FFK-së.

Megjithatë, edhe në këtë regjion ashtu sikurse në regjionet e tjera kreu i futbollit kosovarë është përgëzuar për punën e bërë në krye të këtij institucioni dhe ka marrë mbështetje për të vazhduar tutje me projektin e tij për ngritjen e mëtejme të futbollit të Kosovës.

Njoftimi i LRF të Mitrovicës

Sot kreu i FFK-së Agim Ademi vizitoi LRF të Mitrovicës

Kryetari i LRF të Mitrovicës, Bardhec Seferi, së bashku me anëtarët e vet dhe përfaqësuesit e klubeve Trepça dhe Vushtrria, pritën sot kryetarin e FFK-së, Agim Ademin me anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Ismail Ajeti. Duke iu dëshiruar mirëseardhje drejtuesve të FFK-së, kryetari Seferi i falënderoj ata për përkrahjen dhe punën e mirë që po e bën Federata në përgjithësi. Po ashtu, kryetari Seferi i njoftojë ata për problemet dhe kërkesat që i kanë klubet dhe regjioni për ta filluar sezonin e ri, si dhe u njoftuan për reformat dhe programin e Lidhjes Rajonale të Mitrovicës.

Nga ana e tij, kryetari i FFK-së, Agim Ademi tregoi planet për fuqizimin e Lidhjeve Rajonale të Futbollit me program te ri. Ai po ashtu u interesua për infrastrukturën dhe nevojën që ka ky regjion. Kryetari Seferi bashkë me anëtarët e këtij regjioni që ishin prezentë i dhanë përkrahje të fuqishme kryetarit Ademi në rrugën e tij të drejtë dhe të suksesshme, pavarësisht tentativave e pengesave nga disa persona të paktë të interesit vetanak. Prandaj, LRF e Mitrovicës inkurajon kryetarin Ademi që të vazhdojë punën me ritëm të njëjtë dhe të drejtë. Në fund, kryetari Ademi i falënderoj përfaqësuesit e LRF të Mitrovicës për mbështetjen dhe për pranimin e konceptit për futbollin.

Bardhec Seferi, kryetar i LRF Mitrovicë

Mitrovicë, 03.07.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *