E zjarrtë Superliga, shikojeni tabelën pas dy ndeshjeve të sotme

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës në futboll, vjen me disa ndryshime pas dy ndeshjeve të sotme.

Ballkani pas disfatës së papritur nga Arbëria (2-3), zbeh gjasat mjaft shumë në garën për titull të kampionit, pasi që tani skuadra nga Suhareka, është pesë pikë prapa liderit të tabelës, Prishtinës.

‘Nxehtë’ vazhdon të jetë edhe në garën për mbijetesë në elitën e futbollit tonë.

Arbëria me trepikëshin e arritur ndaj Ballkanit, ka bërë një hap të madh në garën për të siguruar ekzistencën në Superligë.

Hap të madh për të mbetur në elitën e futbollit tonë, ka bërë edhe Drenica me fitoren kundër Llapit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *