E zëvendësoi pas 30 min, Tuchel ka një kërkesë për Hudson-Odoi

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, është rikthyer të flasë per incidentin me talentin e ri, Callum Hudson-Odoi.

Në ndeshjen ndaj Southamptonit, Tuchel inkuadroi në lojë Hudson-Odoi në vend të Tammy Abraham në min (46’), por e zëvendësoi prap në min (76’) sepse nuk i pëlqeu paraqitja e tij.

Gjermani deklaroi se nuk i kishte pëlqyer energjia dhe sjellja e anglezit, për këtë shkak ai e zëvendësoi.

Tani, para ndeshjes me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve, Tuchel është rikthyer të flasë për Hudson-Odoin edhe njëherë.

“Nuk është ndonjë gjë e madhe për mua, kam folur me Callum dhe kam folur me grupin. Ndonjëherë ndodhin këto gjëra në futboll, ky ishte vendim i imi”, tha ai.

“Ndoshta u tregova pak i ashpër me të sepse ai ishte në pjesën e fushës ku isha unë, por nuk ndjeja se ai ishte brenda në ndeshje”, tha Tuchel.

“Nuk mendova që ishte i koncentruar dhe e hoqa nga loja, por ai vendim ishte për atë moment dhe për atë ditë”, tha gjermani.

“Callum ka qenë fantastik për mua si në lojë ashtu edhe në stërvitje. Ai ka startuar shumë ndeshje për mua, tani ai duhet ta kalojë këtë situatë dhe të vijë në stërvitje që të punojë për që të jetë titullar ndaj Atletico Madrid”, përfundoi Thomas Tuchel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *