E pësoi në shtesë, Lampard shpërthen pas 19 shanseve për gol

Pas disfatës në minutat shtesë në sfidën ndaj Newcastle me rezultatin 1-0, trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard ka pranuar publikisht domosdoshmërinë e “Bluve të Londrës” për të ndërhyrë me përforcime në linjën e sulmit.

Çuditërisht Chelsea dominoi ndaj Newcastle, me plot 19 raste për gol, por me portierin Martin Dubravka që mrekullisht ruajti të paprekur portën e bardhezinjve.

Sulmuesi i ri i “Bluve të Londrës”, Tammy Abraham ka qenë fantastik këtë sezon, duke shënuar 13 gola në sezonin e tij debutues, duke kryesuar sulmin e Chelseas, por pjesa tjetër e ofensivës ka dështuar për të kontribuar.

“A jemi në kërkim të sulmuesve që nevojiten në zonë për të fituar ndeshje, kur kontrollon lojën dhe duhet të shënosh… Nuk mund të punojmë më shumë në stërvitje për finalizimin”.

“Nevojitet të kesh atë instiktin vrasës para portës. Ne duhet të shënojmë më shumë gola në vijën e parë të sulmit, nëse duam të shkojmë aty ku synojmë”.

“Është e qartë se e dimë ku duhet të përforcohemi, por të shohim. Jemi të vetëdijshëm se kemi probleme në sulm, për shkak të golave të munguar. Nëse nuk shënon, atëherë je gjithmonë përgjegjës dhe goditjet fatale që pëson në fund”, deklaroi i irrituar trajneri Lampard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *