E pabesueshme, por e vërtetë: Mbappe dështon të shënojë në portën e zbrazur nga rreth pesë metra

Paris Saint-Germaini ka mundur shumë lehtë të krijojë epërsi qysh në minutën e 10-të të përballjes kampionale kundër Montepellier në udhëtim.

Superylli francez, Kylian Mbappe ka dështuar të realizojë në dy raste brenda sekondave.

Sulmuesi në minutën e 10-të fillimisht dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë, me topin që përfundoi në shtyllë.

Megjithatë, topi iu rikthye Mbappes nga shtylla, ndërsa në tentimin e dytë, topi i goditur shkoi mbi portë nga rreth dy metra distancë në portën e zbrazur.

Mëposhtë mund ta shihni momentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *