Barcelona kryen detyrën në udhëtim te Betis, triumfon me rezultat të ngushtë

Barcelona ka arkëtuar pikët e plota nga udhëtimi te Real Betis, në kuadër të javës së 17-të kampionale në La Liga.

“Katalunasit” triumfuan ngushtë 1:2 ndaj skuadrës andaluziane në stadiumin “Benito Villamarin”.

Rezultati u zhbllokua tek në minutën e 65-të kur Raphinha kaloi Barcelonën në avantazh nga afërsia.

15 minuta më vonë, golin e qetësisë për “Blaugrana” e realizoi sulmuesi polak, Robert Leëandoëski.

Vetëm pesë minuta më vonë, mbrojtësi i Barcelonës, Kounde shënoi gabimisht në portën e tij për ta ngushtuar epërsinë e skuadrës së tij.

Megjithatë, Barcelona deri në fund arriti ta ruante epërsinë dhe për t’i arkëtuar pikët maksimale.

Barcelona vazhdon lidershipin me 50 pikë, tani tetë më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak. Betis është i gjashti me 31 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *