E konfirmon Arsim Kabashi: Ballkani shpenzon mbi një milion euro në sezonë

FC Ballkani është njëri ndër pretendentët kryesor këtë edicion për ta fituar titullin kampion dhe DigitAlb Kupën. Madje, ‘portokallinjtë’ kanë mbyllur me sukses vjeshtën në pozitën e parë të renditjes tabelare në Superligë dhe ndodhen në çerekfinale të Kupës, shkruan Gazetasheshi.com.

I gjithë ky sukses ka ardhur pas investimeve të mëdha të bëra nga presidenti i kësaj skuadre Arsim Kabashi, i njohur ndryshe si “Cima”.

Biznesmeni i njohur kosovar ka konfirmuar për mediumin “Insporti” edhe buxhetin të cilin e kanë në dispozicion këtë edicion klubi nga Theranda.

“Buxheti i klubit e kalon shifrën mbi një milion euro. Kjo është një arsye tjetër se pse duhet t’i mbrojmë investimet tona”, deklaroi Kabashi.

Aktualisht skuadra e Ismet Munishit ndodhet në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Në afatin kalimtar të janarit kjo skuadër ka bërë tri përforcime. Arbër Prekazi, Rroni Gashi dhe Mirlind Daku i kanë dhënë ‘impuls’ shtesë skuadrës së Ballkanit.

Ndërkohë, nga ekipi largimin e ka konfirmuar vetëm Edmond Turku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *