Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane.
Sulmuesi është në huazim nga Hoffenheim, ndërsa ka contribuar në sukseset e SV Elversberg, që mban pozitën e tretë në renditje.
Transfermakt shkruan se çfarë do të bëjë kosovari verën e ardhshme, pasi kontrata e tij me Hoffenhaim është e vlefshme vetëm edhe për një vit, pasi të mbyllet ky sezon.
Ky është shansi i fundit për klubin gjerman që të mbledhë një tarifë adekuate për transferimin nëse një zgjatje e kontratës nuk funksionon.
Disa klube të Bundesligës tashmë janë të interesuar për të nënshkruar me Asllanin.
Borussia Mönchengladbach, Werder Bremen, SC Freiburg dhe VfB Stuttgart janë klubet që e duan dhe kanë filluar punën për transferimin e ylli të ri.
Hoffenheim në anën tjetër, ka një sulm të mbingarkuar me shtatë sulmues në ekip.
Prandaj nuk është e paimagjinueshme që Asllani këtë here të largohet përfundimisht nga Hoffenhaim pas disa huazimesh, megjithatë, një zgjatje e re e kontratës mund të jetë opsion.