Dyshohet se janë të prekur me covid-19, klubi shqiptar izolon menjëherë 3 futbollistët

Momente paniku te klubi i Shënkollit që militon në Kategorinë e Parë. Panorama Sport mëson se 3 futbollistë janë me temperaturë dhe dyshohet se janë të infektuar me COVID-19.

Lojtarët janë karantinuar menjëherë dhe pritet që t’i nënshtrohen tamponëve, teksa ditën e nesërme do të mësohen edhe përgjigjet e tamponëve.

Ende nuk janë bërë publike emrat teksa mësohet se të 3 futbollistët janë takuar me një person që ka dalë pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *