Duro: Nëse do të kishte VAR, penalltia në ndeshjen FC Prishtina – Ballkani nuk do të akordohej

Në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll, janë zhvilluar tri ndeshje interesante.

Dje (e shtune), Gjilani e ka mundur Besën në Pejë me rezultat 1:2, kurse sot (e diele) janë zhvilluar dy ndeshje tjera.

Llapi e ka mposhtur Feronikelin 3:2 në spektaklin në Podujevë, kurse kryendeshja FC Prishtina – Ballkani i takoi kryeqytetasve me rezultat 2:1.

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro e ka komentuar rastin e penalltisë vendimtare te ndeshja FC Prishtina – Ballkani, dhe sipas tij, kjo nuk ekzistoi.


“Për mua nuk ishte penallti dhe ta bëjë një vendim të tillë një gjyqtar me eksperiencë, është vendim i guximshëm”, deklaroi Duro në “Klan Kosova”, përcjell “Zeri.info”.

“Duke e parë videon e aksionit dhe në lëvizjet e dinamikën e futbollistëve, sipas meje nuk ishte penallti. Nëse do të kishte VAR, nuk do të akordohej penallti”, tregoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *