Drita tregon fytyrën e kampionit, fiton në frymën e fundit ndaj Feronikelit

Drita ka arritur një fitore tejet dramatike në minutat e fundit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas kundër Feronikelit.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati braziliani, Da Silva, por portieri i Dritës, Maloku ishte i vëmendshëm.
Në min (17′), Feronikeli kërkoi një penalti, por gjyqtari i ndeshjes e mohoi një gjë të tillë.

Pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër nuk mundi të “tund” rrjetën e kundërshtarit.

Pjesa e parë përfundoi me barazim pa gola, Feronikeli 0-0 Drita.

Në pjesën e dytë, skuadrat tentuan të rrezikonin.

Në fundin e ndeshjes pati një përplasje të ashpër në dyluftim ndërmjet Bujar Pllanës së Feronikelit dhe Hamdi Namanit të Dritës. Stafi mjekësor u fut në fushën e lojës për tu dhënë ndihmën dy futbollistëve.

Por, kur u mendua se gjithçka përfundoi, Drita shënoi në frymën e fundit duke treguar se është një kampione e vërtetë.

Festim Alidema me një goditje fantastike shënoi një super gol për ta zhbllokuar rezultatin 0-1 në min (90+4′).

Rezultati përfundimtar, Feronikeli 0-1 Drita.

Tani, Drita ngjitet në pozitën e parë me 50 pikë, ndërsa Feronikeli mban pozitën e gjashtë me 27 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *