Drejtori sportiv i Werder Bremen tregon pse dështoi shitja e Milot Rashicës

Rashica raportohej se kishte arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen në ditën e fundit të merkatos, megjithatë merkatoja në Gjermani u mbyll në orën 18:00 dhe ky transferim bëri të dështonte.

Baumann tani ka folur rreth situatës së yllit kosovar, duke dhënë shpjegime se klubi ishte në negociata gjatë ditës së sotme por pa mundur të arrinte një marrëveshje.

“Ditët e fundit ka pasur interes nga klube të ndryshme nga brenda dhe jashtë vendit. Ka pasur bisedime që nga mesdita e sotme, por ne nuk kemi dashur ta shesim lojtarin nën vlerën e tij. Ishin negociata komplekse, në fund të fundit pa marrëveshje”, zbuloi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *