Disiplinori i FFK-së i pamëshirshëm, dënime deri në dy vjet moslojë

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka pasur shumë punë këtë mesjavë.

Pasi ka analizuar ndeshjet e javës së kaluar të cilat sollën shumë dhunë, madje tri u ndërprenë, Ferizaj – Ulpiana, Fushë Kosova – Vjosa dhe Minatori – Behari, Disiplinori ka marrë masa bukur të rënda.

Një nga incidentet më të mëdha ndodhi në ndeshjen e Minatorit të Magurës me Beharin e Vitomiricës. Ndeshja e Ligës së Dytë (niveli i tretë) i cili u ndërpre për shkak të sulmit ndaj gjyqtarit.

Disiplinori sot e përjashtuar për dy vjet nga futbolli lojtarin e Minatorit, Arbër Bylykbashi, për “sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Granit Pacolli”.

Një vit larg futbollit do të qëndrojë Gazmend Zeqa, përfaqësues zyrtar i Vjosës së Shtimes. Ai në ndeshjen ne Fushë Kosovën e ka tërhequr ekipin nga fusha, në shenjë pakënaqësie.

Arianit Bytyqi i Minatorit është dënuar me gjashtë ndeshje moslojë, ndërsa për numër të njëjtë ndeshjes është suspenduar Edmond Hazrollaj, trajner i Minatorit.

Nuk kanë shpëtuar as arbitrat. Për shkelje esenciale të rregullave të lojës, që quan në ndërprerje të ndeshjes, arbitri i takimit Fushë Kosova – Vjosa, Patriot Fazliu, nuk do të drejtojë ndeshje në gjashtë muajt e ardhshëm.

Për gjashtë muaj është suspenduar edhe përfaqësuesi i Fushë Kosovës, Rines Gjurevci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *