Dardanët zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në Stokholm

Kosova do të ndeshet ndaj Suedisë ditën e nesërme (e shtunë), në ndeshjet kualifikese të Botërorit “Katar 2022”.

Dardanët pak orë më parë kishin arritur në Stokholm, gjersa tani ata janë duke e zhvilluar seancën e fundit stërvitore atje, në prag të ndeshjes së nesërme.

Kujtojmë që Kosova deri tani ka katër pikë të mbledhura pas pesë ndeshjeve të zhvilluara përgjatë këtyre ndeshjeve kualifikuese, duke u gjendur e katërta në tabelë, gjersa kundërshtari i ardhshëm i dardanëve pozicionohet aktualisht në pozitën e dytë në tabelë me nëntë pikë të mbledhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *