“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet në Hajvali për duelin me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë, të cilat zhvillohen më 8 tetor, përkatësisht më 12 tetor.

Seanca e sotme stërvitore u mbajt në mesditë në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, e ku përzgjedhësi Challandes dhe stafi i tij punuan në shumë segmente të lojës, veçmas në lojën nën presion dhe tranzicion të shpejtë, duke pasur parasysh ritmin e lartë të lojës të cilin e aplikon kundërshtari i radhës.

Edhe në këtë stërvitje djelmoshat dardanë punuan me përkushtim të madh, derisa humori i tyre si ishte në nivel.

Gëzon fakti që të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për duelin me suedezët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *