Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot është nisur drejt Belfast, ku nesër do të përballet me Irlandën Veriore.
Irlanda Veriore dhe ‘Dardanët’ do të ndeshen në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja jonë ka disa ditë që është grumbulluar për t’u përgatitur sa më mirë për duelin me irlandezët.
Kujtojmë se ndeshja e parë në mes këtyre dy kombëtareve, e luajtur në “Fadil Vokrri”, përfundoi me fitoren Kosovës, me rezultat 3-2.
Kombëtarja jonë edhe në duelin e nesërme synon fitore, derisa tri ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’ e pret Qipron, që është sfida e fundit e këtij cikli garues në Ligë e Kombeve për këtë vit.