Daku: Ballkani do të bëhet i fortë si Skënderbeu në kohën më të mirë që ka pasur

Nga Kroacia në Kosovë është kthyer më herët edhe Mirlind Daku.

Fillimisht Daku u huazua nga Osijeku te Kukësi, derisa klubi kroat e ka huazuar edhe te Ballkani i Suharekës. Ndërsa, Daku me Osijekun ka kontratë deri në vitin 2022, raporton GazetaSheshi.

Sulmuesi kosovar pret që të mbetet te Ballkani. Ai në një intervistë për “KOHA” ka theksuar se janë në pritje nëse Osijeku do ta shesë kartonin e tij te Ballkani.

“Ballkani është në ngritje dhe besoj që do të bëhet më i fortë se Osijeku, sepse në klub janë duke u fokusuar në lojtar të rinj. Jam i bindur se do të bëhet i fortë si Skënderbeu në kohën më të mirë që e ka pasur”, ka thënë Daku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *