“Çmendet” Manchester City, bën ofertë me vlerë të madhe për Jack Grealish

Aston Villa ka marrë një ofertë prej 100 milion £ nga Man City për Jack Grealish, sipas ‘The Telegraph’.

25-vjeçari mbetet nënshkrimi prioritar i Pep Guardiolës së bashku me sulmuesin e Spurs, Harry Kane.

Guardiola ka folur për admirimin e tij për kapitenin e Villas dhe transferimi i tij do të ishte shumë i mirëpritur edhe nga ana e tij.

Artikulli sugjeron që edhe Aston Villa është e kënaqur me shumën e ofruar nga “Citizens” dhe transferimi i tij është në fazën përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *