Chelsea fiton në frymën e fundit, siguron kualifikimin në fazën tjetër

Olivier Giroud ka dalë të jetë hero i Chelseat pasi i ka siguruar fitoren me një gol të shënuar në minutat shtesë për t’ia siguruar njëherësh edhe kualifikimin në fazën tjetër të garave në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka triumfuar si mysafirë përballë Rennes me rezultat 1:2, që de të jetë edhe kualifikues.

Në takimin tjetër të këtij grupi Sevilla ka fituar ndaj Krasnodar me rezultat 1:2, gjithashtu me një gol të shënuar në minutat shtesë duke e siguruar kështu edhe skuadra spanjolle kualifikimin.

Chelsea është i pari në grup me 10 pikë, aq sa ka edhe Sevilla ndërsa nga një pikë kanë Krasnodar e Rennes të cilat po luftojnë për një pozitë që dërgon në Ligën e Evropës./Zeri/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *