“Çfarë i jepni portierit për të ngrënë”, – intervista qesharake e Mustafit

Arsenali fitoi 2-1 ndaj Sheffield United në transfertë dhe u kualifikua për më tej në Fa Cup. Shkodran Mustafi ka bërë xhiron e mediave angleze me deklaratën e tij për portierin kundërshtar, Henderson.

“Ndonjëherë duhet parë dhe loja e kundërshtarit, sidomos kur hedhin shumë topa përpara dhe luajnë me topa aq të gjatë. Nuk e di se çfarë i japin portierit për të ngrenë, ai e gjuante topin shumë larg, jashtë stadiumit.

“Nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh zgjidhje kur kundërshtari hidhet i gjithi përpara në presing, por shoh që skuadra jonë i beson mënyrës se si ne luajmë futboll. Ndonjëherë nuk duket mirë, por është një proces dhe ne duhet t’i besojmë ideve të trajnerit tonë”, – tha Mustafi ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *