Shqipëria mposhti 2-0 Poloninë dhe hodhi një tjetër hap që e afron me Europianin Gjermani 2024, teksa troiumfi i kuqezinjve ishte si një dhuratë e veçantë edhe për sulmuesin Armando Broja, i cili pikërisht këtë 10 shtator feston ditëlindjen e 22-të.
Ndonëse jashtë grumbullimit pasi nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi, sulmuesi i Chelsea-t ka ndjekur ndeshjen nëpërmjet ekranit dhe i është bashkuar festës kuqezi në përfundim të saj…
“Çfarë fitoreje”, shkruante Broja në Instagramin e tij, ku kishte shpërndarë një foto të kuqezinjve që festonin golin e parë, të shënuar nga Jasir Asani.