Batatina për Dakun: Urime zemër për golin

Kombëtarja e Shqipërisë e mposhti sot atë të Polonisë 2:0, kështu duke iu afruar edhe më shumë kualifikimit për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Çka e bëri më të bukur fitoren e “kuqezinjve” ishte goli i Mirlind Dakut, i cili vulosi fitoren e Shqipërisë.

Sapo u inkuadrua në lojë, Daku arriti të thellojë epërsinë e Shqipërisë në 2:0, gol ky i cili ishte i pari në fanellën kuqezi, dhe i vulosjes së fitores së sotme ndaj Polonisë.

Pas ndeshjes, ka reaguar trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili e kishte pasur në të kaluarën nën urdhrat e tij Mirlind Dakun.

Batatina e përgëzoi Dakun për golin, dhe i uroi suksese në vazhdimësi.

“Urime zemër për golin. Kam besuar në moshën më të re dhe asnjë herë nuk jam dorëzuar që një ditë do të jesh një super lojtar. Në atë kohë kam marr shumë kritika por tash po i dëshmon cilësitë tuaja. Suksese në vazhdimësi”, shkroi Batatina në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *