“Çfarë do? Mbylle gojën!” – Ylli i PSG-së i reagon ashpër Guardiolës

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, i tha në gjuhen spanjolle trajnerit të Manchester City, Pep Guardiolës, ta mbyllte gojën, në njërin prej çasteve më bizare në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Incidenti ndodhi gjatë pjesës së parë në Parc des Princes mbrëmjen e së mërkurës, kur PSG-ja po fitonte 1:0, raporton Gazeta Express.

Takimi u zhvillua pa praninë e tifozëve dhe kjo ua bëri të lehtë mikrofonave pranë fushës ta kapnin qartë Verratin duke i kërkuar trajnerit spanjoll të heshtë.

“Çfarë dëshiron? Mbylle gojën!” i ka thënë Verratti Guardiolës, sipas Sky Sport Italia.

Kjo për shkak se Guardiola i kishte kërkuar gjyqtarit të ndëshkonte me karton të verdhë Verrttin për një ndërhyrje të palejuar.

City i Guardiolës nga ai çast e ndryshoi rrjedhën e takimit duke luajtur më mirë dhe ia doli të fitojë me përmbysje 2:1.

Kjo fitore prej 2:1 në udhëtim i jep përparësi të madhe Manchester Cityt para ndeshjes së kthimit në Etihad javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *