Ceferin nuk zmbrapset: Klubet do të dënohen, nuk mjafton të thuash, ‘jam dënuar se të gjithë me urrejnë’!

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka ardhur edhe me një deklaratë tjetër në lidhje me klubet që u futen në Superligën Evropiane.

Ceferin, thotë se të gjithë klubet do të marrin dënimin e tyre dhe nuk ka asnjë kthim mbrapa.

Ai thotë se nuk e pranon arsyetimin e klubeve se ata tashmë po urrehen nga të gjithë shkak i këtij veprimi që e kanë marrë.

“Të gjithë duhet të marrin dënimin për atë që bënë dhe ne nuk mund të thonë se asgjë nuk ka ndodhur. Ju nuk mund të bëni diçka të tillë dhe thjesht të thoni: “Unë jam ndëshkuar sepse të gjithë më urrejnë”, tha fillimisht ai.

“Por për mua është një ndryshim i qartë midis klubeve angleze dhe gjashtë të tjerëve. Ata u tërhoqën, ata pranuan se kishin bërë një gabim. Është madhështore të thuash kam gabuar”, përfundoi Ceferin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *