Çifti i radhës që po i bëjnë pyetje njëri-tjetrit brenda shtëpisës së BB VIP, janë balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja Arjola Demiri.
Aktorja tropojane i është rikthyer sërish historisë me tanimë ish-bashkëshortin e saj.
Ajo ka treguar se ai pëlqente një jetë tjetër, derisa u shpreh se dashuria e tyre ka qenë mjaft e madhe.
“I shijonte jeta që kishte jashtë, sesa ajo që kishte brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim per mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Arjola.
Aktorja nga Tropoja tregoi se bashkëshorti e ka tradhtuar, dhe se këtë gjë nuk e kishte pasur problem, por personin me të cilin ka ndodhur një gjë e tillë, pasi sipas saj nuk ishte person që e donte më shumë se vetë ajo, dhe nuk ishte person i denjë.
Gjithashtu Arjola Demiri zbuloi se për gjashtë vite e kishte falur për një gjë të tillë, ndërsa tradhtinë e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.
“Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, u shpreh aktorja.