Befasia e orëve të fundit, Chelsea pas sulmuesit të Napolit


Kërkesat e Frank Lampard për të sjellë një sulmues në ‘Stamford Bridge’ duket se do të plotësohen nga bordi i Chelseat.

Eksperi i transferimeve, Gianluca Di Marzio raporton se Blutë janë në kontakte serioze me Napolin për sulmuesin Dries Mertens.

Takimi ndërmjet dy klubeve do të zhvillohet në orët e ardhshme për të finalizuar marrëveshjen nëse bien dakord të gjitha palët.

Klubi anglez dëshiron të finalizojë sa më shpejt marrëveshjen në mënyrë që sulmuesi belg të aterojë në Londër në dy ditët e ardhshme.

Në rast se Chelsea kompleton këtë nënshkrim, atëherë do t’i hapej rruga Olivier Giroud për kalimin te Tottenham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *