Adnan Januzaj afër Milanit


Milani ka pranuar largimin e Susos te Sevilla. Marrëveshja është arritur midis dy ekipeve dhe ylli spanjoll pritet të lërë Italinë sot.

Por, skuadra e madhe italiane e ka gati zëvëndësuesin e tij. Adnan Januzaj me shumë gjasa do të jetë transferi e radhës për AC Milanin.

Djaloshi nga Istogu është duke pritur në Spanjë bashkë me agjentin e tij zyrtarët e Milanit ku pritet të diskutohet transferimi i Januzajt në Serien A.

Lojtari i Real Sociedadit pritet të bashkohet me Milanin në formë huazimi.

Januzaj nuk po ka vend si titullar te Sociedadi dhe po kërkon largimin në janar.

Milani pritet që gjatë 24-orëve të ardhshme të zyrtarizojë ardhjen e kosovarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *