BBC lavdëron punën që ka bërë FFK për aplikimin e VAR-it

Mediumi i madh skocez, BBC në një shkrim të veqantë ka kritikuar drejtuesit e Federatës të futbollit skocez për mos aplikimin e VAR-it në Skoci, derisa ka lavdëruar Federatën e Futbollit të Kosovës për punën profesionale dhe të shpejtë që është bërë për implementimin e VAR-it në futbollin e Kosovës.

BBC ka marr shembull Kosovën, Marokun dhe Tajlandën se si këto shtet më të vogla tashmë po e përdorin VAR-in në ndeshjet tyre.

Çfarë kanë të përbashkët Kosova, Maroku dhe Tajlanda? Secila nga ligat e tyre më të larta të futbollit po përdorin VAR-in ndërsa Skocia jo”, shkruan BBC.

Tutje BBC shkruan së këtë të premte, FA Skoceze dhe SPFL do të mbajnë një video-konferencë me klubet skoceze të Premier League për të diskutuar futjen e teknologjisë për të gjitha ndeshjet e nivelit të lartë.

Pse nuk e kemi VAR-in në Skoci?

Ndërsa VAR është futur në ligat dhe garat kryesore të lojës në të gjithë botën, ai ende nuk funksionin në Skoci.

“Ju mund të shikoni Ukrainën, Sllovakinë dhe Izraelin në atë listë, tre divizione që janë nën Skocinë në renditjen e koeficientit të UEFA –s, andaj pse Premier League skoceze nuk e ka ende teknologjinë?”, shkruan BBC.

Tutje, BBC shkruan për instalimin e VAR-it në Kosovë.

“Në divizionin e lartë të Kosovës – një ligë e cila përmban 10 ekipe dhe pesë ndeshje në javë, janë të instaluara gjashtë kamera në çdo stadium, ndërsa një furgon gjithashtu udhëton në çdo lojë”, raporton BBC.

Visar Kastrati, gjyqtari i FIFA -s në Kosovë, i tha BBC së Skocisë se punuar gjashtë muaj stërvitje “të vazhdueshme”, dhe së të gjitha shpenzimet për zbatimin janë mbuluar nga federata e futbollit.

“Kosova ka qenë shumë e shpejtë në zbatimin e VAR,” thotë ai.

“Ka qenë një orar shumë i ngushtë dhe punë shumë intensive”.

“Edhe pse plani i FIFA kërkon 18 deri në 24 muaj për të përfunduar hapat, ne arritëm të përfundonim gjithçka në kohë rekord me shumë përpjekje dhe kokëfortësi”, theksoi gjyqtari Kastrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *