Batatina zbulon sa fituan lojtarët ndaj Prishtinës dhe sa do jetë premia nëse fitojnë Kupën e Kosovës

Dje, Llapi ka siguruar kualifikimin në finale të Kupës së Kosovës duke mposhtur FC Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 5 – 4.

Tani Llapi, në finale do takohet me Dukagjinin, skuadër që në gjysmëfinale eliminoi Istogun.

Nënkryetari i Llapit, Amrush Batatina për lajmi.net ka zbuluar se premia për ndeshjen ndaj Prishtinës për dy lojë ka qenë 10 mijë euro, kurse nëse fitojnë Kupën e Kosovës, atëherë do jetë plotë 100 mijë euro.

“10 mijë euro ka qenë me Prishtinën për dy ndeshjet, ndërsa premia për Dukagjinin është 100 mijë euro”, deklaroi ai.

Në rast të fitores, Llapi do bëjë ‘ëndrrën’ realitet duke siguruar daljen në Evropë.

Ndërkohë, kujtojmë se trajneri Tahir Batatina ka kërkuar nga FFK-ja që ndeshja me Dukagjinin të zhvillohet pas ramazanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *