Batatina shpërblen lojtarët pas kualifikimit në finale të Kupës

Llapi ka arritur në finale të Kupës së Kosovës pasi ka mposhtur Prishtinën.

Skuadra e Llapit arriti që të mposhtë skuadrën e Prishtinës me rezultat të përgjithshëm 5-4 nga dy ndeshjet gjysmëfinale.

Skuadra pas ndeshjes ka ngrënë iftarin në restorantin e një nga sponsorëve të klubit.

Kjo është hera e dytë që Llapi është në finale prej se Kosova është pranuar në UEFA.

Në herën e parë ata ishin mposhtur nga Besa e Pejës pas penalltive, kurse këtë vit kërkojnë fitoren kundër skuadrës nga Liga e dytë, Dukagjinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *