Batatina: Llapin dhe Barcelonën po i përcjell i njëjti fat

Llapi ka kompletuar fitoren e parë në edicionin 2021/22 në elitën e futbollit kosovar.

Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës fitoren e gjetën tek pas tetë xhirosh kundër Dukagjinit në Merdarë me rezultat 1-0, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina deklaroi se skuadrës së tij i janë dashur vetëm pikët dhe jo loja e mirë.

Tekniku llapjan ka dhënë një krahasim interesant, duke e përmendur edhe klubin e madh katalunas, Barcelonën.

“Ka qenë më shume ndeshje nervash sesa futbolli. Lojtarët kanë qenë të ngarkuar shumë dhe kjo ka ndikuar në këtë ndeshje që të mos e aplikojmë lojën tonë, pasi i kemi dashur pikët”, ka deklaruar Batatina për Art Sport.

“Nuk kemi bërë lojë të bukur por kemi dashur t’i marrim pikët dhe kjo ka qenë e rëndësishme. Në disa ndeshje na ka munguar fati që të jemi më lartë në tabelë. Kampionati është shumë i gjatë dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Kemi qenë të kujdesshëm në mbrojtje dhe në fund arritëm t’i marrim pikët e plota”, tha ai.

“Barcelonën dhe Llapin po i përcjell i njëjti fat, por të dyja skuadrat do të kthehen fuqishëm”, nënvizoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *