Batatina: Llapi synon daljen në Evropë

Skuadra nga “Zahir Pajaziti” kërkon daljen në Evropë në edicionin e gjashtë pas rikthimit në Superligë.

Të besuarit e Tahir Batatinës barazuan në miqësoren e së martës përballë Ballkanit (1-1), derisa paraqitja e mirë e futbollistëve të tij, i dha shpresë teknikut llapjan se mund ta arrijnë Evropën.

“Nuk është me rëndësi vetëm titulli kampion. Ne do të luftojmë për ta arritur pozitën e dytë në renditjen tabelore dhe të dalim në Evropë”, ka deklaruar Batatina për “Klan Kosova”.

Në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, Llapi do të udhëtojë drejt Klinës për tu përballur me Dukagjinin në kuadër të xhiros së 18-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *