Batatina i kërkon fajle qytetit të Suharekës dhe Ballkanit

KF Llapi dje pësoi humbje nga KF Ballkani në kuadër të Superligës me rezultat 1:0. Ky derbi i zhvilluar të martën krijoi shumë tensione ndërmjet dy skuadrave.

Tre kartonë të kuq, përleshje, ndërprerje, fyerje, deklarata të pamatura, protesta në referim, pothuajse gjithçka na prodhoi kjo ndeshje e xhiros së 31’të të Superligës së Kosovës.

Pas përfundimit të pjesës së parë, KF Llapi publikoi një postim në rrjetin e tyre social “Facebook”, duke shkruar se nuk e dinë se a janë në Suharekë, apo në Serbi!

Megjithatë, ky postim u largua pas shumë komenteve.

E sot, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur për këtë ngjarje, duke treguar se si qëndron e vërteta.

“Unë kam qenë gjatë ndeshjes nuk e kam ditë, e kam pa pas ndeshjes dhe i kam thënë ta largojnë pasi ajo nuk është me realitetin tonë, ajo është bërë në afekt, pas atij presioni të vazhdueshëm nga tifozët e Ballkanit, por nuk duhet të bimë në atë situatë, pasi secili duhet ta ketë ndërgjegjen e tij. Deklarata jonë ka qenë në afekt, nuk i përket skuadrës tonë”, tha fillimisht Batatina.

Më pas trajneri i Llapit i kërkoi falje qytetarëve të Suharekës për këtë deklaratë.

“Sa i përket deklaratën, po – jam gjithmonë për m’i kërku falje, deklarata nuk duhet të jetë në atë formë, por sjellja e tyre gjithashtu ka qenë e tillë që nuk duhet të shohim në futbollin kosovar. Për 95 minuta jemi ofenduar, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në Llap. Është keq për futbollin kosovar, pasi nesër mund të kemi edhe gjini të kundërt në stadiume dhe nuk duhet ta kthejmë në atë nivel futbollin e Kosovës”, përfundoi Batatina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *