Barcelona ka vendosur t’i ofrojë Messit një zgjatje trevjeçare të kontratës

Barcelona thuhet se është e përgatitur t’i ofrojë kapitenit Lionel Messi një zgjatje trevjeçare të kontratës këtë verë.

Marrëveshja aktuale e Messit në Camp Nou skadon në fund të sezonit aktual me lojtarin argjentinas që ka konfirmuar më parë se ai dëshiron të presë deri në verë për të vendosur të ardhmen e tij në klub.

Presidenti i ri i klubit Joan Laporta ka pohuar se ai është i sigurt për mbajtjen e 33-vjeçarit në Kataluni, por çdo marrëveshje e re do të përfshijë një ulje të pagës për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Sipas mediumit të njohur ESPN, Laporta është gati t’i ofrojë Messit një kontratë të re trevjeçare për ta ‘blinduar’ atë në Camp Nou.

Kontrata e re do të strukturohet në tre sezone, për të ofruar një pagesë më të gjerë financiare, me Blaugranët të paaftë për të përputhur pagën e tij vjetore prej 75 milionë eurosh.

Kohëzgjatja e marrëveshjes dhe ulja e pagës ka të ngjarë të jenë pikat kryesore të negociatave kur fillojnë bisedimet me Messin që thuhet se preferon një kontratë 12-mujore pasi ai të mbushë 34 vjet në qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *