Barcelona do të padisë Neymarin

Barcelona do të padisë sulmuesin brazilian Neymar për më shumë se 10 milionë euro pasi dyshohet se ka paguar shumë yllin gjatë kohës së tij në klub.

Gjetjet kanë arritur në përfundimin se pas inspektimit tatimor që mbulon periudhën financiare të vitit 2015, klubi pagoi tepër Neymarin.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona tani po kërkon kthimin e parave nga sulmuesi brazilian.

Ky medium shton se Agjencia e Taksave ka pretenduar se braziliani përfitoi nga një ‘pasurim i padrejtë’ pasi Barcelona kishte paguar një shumë bruto më të madhe sesa duhej.

Si rezultat, gjigandët katalunas kanë ngritur një proces gjyqësor mbi bazën e ‘mbipagimit’ për lojtarin.

Megjithatë, Agjencia e Taksave ka njoftuar Barcelonën se nëse situata nuk zgjidhet, atëherë fondet e mbipaguara (10.2 milionë euro) do të shiheshin si një ‘donacion’ nga klubi për Neymarin.

Neymar aktualisht ka borxhin më të madh me thesarin spanjoll dhe, sipas gjetjeve të lëshuara në shtator, braziliani ka më shumë se 34.6 milionë euro borhx në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *