Erling Haaland ka zgjedhur Real Madridin, sipas AS.
Agjenti i sulmuesit tw Borussia Dortmund, Mino Raiola dhe babai i futbollistit, ishin në zyrat e Barcelonës dhe Real Madridit për të dëgjuar projektet dhe ofertat e tyre.
Tani AS raporton se norvegjezi dëshiron të transferohet te Real Madrid.
Reali është i preferuari i tij dhe ai e ka shprehur hapur këtë, me babain, që në takimin me drejtuesit e bardhë, e ka treguar qartë preferencën e Erling.
Sido që të jetë, problem mbesin paratë.
Dortmund kërkon së paku 150 milionë euro, para të rezervuara tashmë për Kylian Mbappen, të preferuarin e Florentio Perez.