Klopp ironizon trajnerin e Anglisë: Nëse nuk fton në Kombëtare Alexander-Arnold atëherë…

Jurgen Klopp ka dalur haptazi kundër trajnerit të Kombëtares angleze, Gareth Southgate. Trajneri i Liverpool nuk arrin ta kuptojë se si është e mundur që një nga mbrojtësit më të mirë në Botë, siç është Trent Alexander-Arnold të most ë ftohet në kombëtare.

Në kuadër të ndeshjes ndaj Arsenalit, Klopp ka folur përpara mediave, ku dhe ka ironizuar zgjedhjet e Southgate me fjalët e tij. Trajneri gjerman tha me ironi se Anglia duhet të jetë ekip super përderisa nuk ka vend për Arnold.

“Nëse Anglia nuk fton në grumbullim Trent Alexander-Arnold atëherë do të thotë që janë një ekip super. Përgëzime për Kombëtaren angleze”, u shpreh me ironi Jurgen Klopp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *