Kthehet futbolli në top 5 ligat evropiane

Pas pushimit që kishin klubet evropiane për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për eliminatoret për Kupën e Botës “Katar 2022” kthehet futbolli në top 5 ligat evropiane.

Në Premierligën angleze sot (e shtune) do të luhen katër ndeshje, ku vëmendja do të jete në dy ndeshje, Leicester City – Manchester City dhe Arsenal – Liverpool.

Lideri i ligës Manchester City do të jetë mysafir i dhelprave me fillim nga ora 18:30.

‘Citizens’ prijnë në Premierligë me 71 pikë, kurse Leicesteri kanë 54 pike si skuadra e tretë më e mirë në ishull.

Ndeshja tjetër interesante do të zhvillohet në “Emirates Stadium”.

Arsenali është nikoqir i rivalit të vjetër Liverpoolit me fillim nga ora 21:00.

Që të dy ekipet nuk po kalojnë formë të mirë në këtë sezon, ku ‘Topçinjtë” gjenden në pozitën e nëntë me 42 pikë, kurse “Të kuqtë” në pozitën e shtatë me 46 pikë.

Ndeshjet e sotme në Premierligë:

Chelsea – West Bromwich Albion 13:30

Leeds United – Sheffield United 16:00

Leicester City – Manchester City 18:30

Arsenal – Liverpool 21:00

Në elitën e futbollit italian do të zhvillohen sot të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të.

Ndeshja më interesante në këtë javë në Serie A do të jetë derbi i Torinos.

Torino do të jetë nikoqire e skuadrës tjetër nga qyteti Juventusit, në stadiumin “Olimpico Grande” në ora 18:00.

Në sfidat tjera priten të paraqiten shqiptarët nëpër ekipet e tyre përkatse.

Ndeshjet e ditës në Serie A:

AC Milan – Sampdoria 12:30

Atalanta – Udinese 15:00

Benevento – Parma 15:00

Cagliari – Hellas Verona 15:00

Genoa – Fiorentina 15:00

Lazio – Spezia 15:00

Napoli – Crotone 15:00

Sassuolo – Roma 15:00

Torino – Juventus 18:00

Bologna – Inter 20:45

Në Spanjë ndeshja e parë e xhiros së 29-të u zhvillua dje (e premte) ndërmjet Levantes dhe Huescas, ku fituan mysafirët me rezultat 0-2.

Ndërsa sot do të zhvillohen tri ndeshje, ku kampioni aktual i La ligës, Real Madrid pret Eibarin.

“Los Blancos” që po kalojnë një formë të mirë në dy muajt e fundit presin në “Alfredo Di Stefano” skuadrën e Eibarit me fillim nga ora 16:15.

“Mbretërit” që javën e ardhshme luajnë El Clasico ndaj Barcelonës, do të kërkojnë fitoren për të vazhduar të ndjek liderin e ligës, ekipin tjetër nga qyteti Atleticon.

Ndeshjet e së shtunes në Spanjë janë:

Granada – Villareal 14:00

Real Madrid – Eibar 16:15

Osasuna – Getafe 18:30

Bundesliga gjermane do të zhvillojë javën e 27-të në krye me derbin Leipzig – Bayern Munich.

Kampioni evropian dhe gjerman, Bayerni do të jetë mysafir i RasenBallsport Leipzig me fillim nga ora 18:30, në kryendeshjen e javës në Gjermani.

“Bavarezët” janë pa lojtarin kryesor Robert Lewndowskin, që do të mungojë për katër javë.

Bayerni ka katër pikë më shumë se Leipzig në pozitën e parë me 61 pikë të grumbulluara, kurse skuadra e Nagelsmann ka 57 pikë në pozitën e dytë.

Shtatë ndeshjet e xhiros së 27-të që do të zhvillohen sot në Bundesligë:

Augsburg – Hoffenheim 15:30

Bayer Leverkusen – Schalke 04 15:30

Borussia Dortmund – Eintracht Frankfurt 15:30

Mainz 05 – Arminia Bielefeld 15:30

Wolfsburg – 1. FC Koln 15:30

RasenBallsport Leipzig – Bayern Munich 18:30

Borussia Monchengladbach – Freiburg 20:30

Në ligën e pestë më të mirë evropiane Ligue 1 do të luhen tri takime.

Paris Saint German do të përballet me Lille në ndeshjen kryesore të xhiros së 31-të në elitën e futbollit francez.

PSG është nikoqir i Lille në stadiumin “Parc des Princes” me fillim nga ora 17:00.

Që të dy ekipet kanë pikët e barabartë në tabelë, por parisienët kanë e vendin e parë.

Ndeshjet e sotme në Ligue 1:

Monaco – Metz 13:00

PSG – Lille 17:00

Lyon – Lens 21:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *