Barça e kërkon Maguiren në këmbim të De Jongut, befason me përgjigje Man Utd

Manchester United nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Frenkie de Jong.

Mesfushori holandez është bërë shënjestër e “Djajve të Kuq” për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit britanik “The Sun”, katalunasit e kanë kërkuar në këmbim mbrojtësin Harry Maguire, por që e kanë marrë një “Jo” të prerë nga klubi anglez.

Pra, United preferon më shumë që të paguajë para për ish-futbollistin e Ajaxit, sesa ta japë në këmbim ndonjë prej lojtarëve të tij.

Përfaqësuesi holandez mund t’i kushtojë gjigantit anglez 60 deri në 70 milionë euro.

Edhe pse De Jong ka thënë se ndihet mirë në “Camp Nou” dhe se nuk e ka ndërmend të largohet, transferimi i tij në “Old Trafford” duket shumë i mundshëm.

Atë e do me ngulm trajneri i ri i United, Erik ten Hag.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *