Ballkanin e quante ‘Ferrari’, Munishi tani i vendos nofkë edhe Gjilanit të tij

Ismet Munishi vazhdon të jetë atraktivë me deklaratat e tij në studiot televizive.

Trajneri i ri i Gjilanit debutoi me bardhekuqët me fitore ndaj Trepçës ’89 me rezultat 2-1.

Pytja më interesante ishte nga Gazetarja e ATV, Natalie Tahiri e cila e pyeti për presidentin e Gjilanit, Florim Zukën dhe atë të Ballkanit, Arsim Kabashin se cili e ka më për qejfi.

“Arsim Kabashi gjithmonë do ta ketë një vent të veçantë në zemrën time. Sot pasi përfundova ndeshjen u bëra tifozë me Ballkanin”.

“Sa për Florim Zukën gjithmonë kam pasur respekt edhe kur e kam pasur rival”.

“Tashti jam në Gjilan dhe normal që Florim Zukëne përkrahi, por thash që gjithmonë për Arsim Kabashin do të kem respekt”, ka deklaruar Munishi.

Tutje trajneri karizmatik u pyet nga gazetarja Natalie Tahiri se si do t’ia vendosë nofkën Gjilanit, pasi Ballkanin një kohë e quante ‘Ferrari’.

“Rolls Royce pasi po thojnë se lojtarët i ka më të vjetër”, ka deklaruar Munishi duke qeshur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *