Ballkani i falet Dakut, Gjilani fitore të madhe në Podujevë

Ballkani e ka fituar derbin e xhiros së dytë në Superligë ndaj Feronikelit me rezultatin 3:2.

Ballkanasit iu falën tre golëshit të Mirlind Dakut, derisa për mysafirët shënoi dy herë Marclei.

Me këtë fitore, Ballkani ka pikët e plota nga dy ndeshje, kurse Feronikeli tre sosh.

Në takimin tjetër mjaftë interesantë, Gjilani si mysafirë mundi Llapin me rezultatin 1:0.

Golin e realizoi Darko Nikac pas asistimit të Prognit, në minutën e 62-të.

Për Gjilanin kjo është fitoja e parë, derisa Llapi ka të zhvilluar vetëm këtë takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *