Bale flet për të ardhmen e tij, tregon a do të rikthehet tek Reali

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, është në huazim tek Tottehami tash e një vit.

Uellsiani arriti të kishte paraqitje mjaft të mirë këtë sezon dhe sipas ‘Daily Mail’, klubi anglez është duke kërkuar huazimin e tij edhe për një vit tjetër.

Megjithatë, 32 vjeçari para disa javësh tregoi se cili është plani i tij tek ‘Spurs’

“Plani fillestar ishte të bëja vetëm një sezon në Tottenham dhe pastaj do më mbetej akoma një vit nga kontrata me Real Madridin. Ideja ime është të kthehem në Madrid, kjo është ajo që kisha planifikuar, them sinqerisht”, tha ai.

Bale ka shënuar 9 gola dhe ka bërë dy asistime në 16 paraqitje deri me tani në Premierligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *