Avdijaj bëhet me skuadër të re

Donis Avdijaj ka nënshkruar kontratë me FC Emmenin. Për të do të jetë skuadra e shtatë në karrierën si profesionist që nga viti 2016. Kështu ka bërë të ditur faqja “transfermarkt.de” të enjten në mbrëmje.

Ish-reprezentuesi i Kosovës tash e disa ditë ka qenë në prova te klubi i elitës së futbollit holandez. Thuhet se ai do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, transmeton Koha.

Së fundmi, Avdijaj 24-vjeçar ishte pjesë e skuadrës së Heartsit në Skoci. Karrierë ka bërë edhe te Trabzonspori, Sturm Grazi, ndërsa u vlerësua shumë te skuadra e Schalkes.

Për të është rikthim në kampionatin holandez, pasi ka luajtur për një sezon edhe te skuadra e Willem II, si dhe ishte pjesë e Rodas.

Avdijaj i ka luajtur gjashtë ndeshje për Përfaqësuesen e Kosovës, dhe i ka dy gola të shënuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *