Atletico Madrid gati për “bombën” e verës

Gjiganti i La Liga, Atletico Madrid, po interesohet për shërbimet e Hirving Lozano.

Ylli i Napoli, Lozano, ka tërhequr vëmendje në La Liga, saktësisht nga skuadra e Atletico Madrid.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Atleti mund të tentojnë për nënshkrimin e Lozano gjatë kësaj vere.

Reprezentuesi i Meksikës është bashkuar me skuadrën e Napoli më herët gjatë këtij sezoni, kur kalonte nga PSV, por ai nuk ka fituar vend në formacionin bazë.

Për lojtarin janë të interesuara edhe disa skuadra nga Premierliga, por ky fakt nuk ka zbehur shpresat e Atleti për ta transferuar lojtarin në Spanjë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë plani që Atleti do ta zbatojë për të siguruar kartonin e Lozano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *