Ardian Limani: Duket që e kam prekur topin me dorë, por ju premtoj që goditja ka qenë me kokë

Kapiteni i Dritës është i ftuar në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.

Futbollisti që u bë pjesë e një momenti diskutabil u lidh me lidhje direkte dhe foli rreth atij rasti, duke dhënë madje edhe premtimin se nuk e ka prekur topin me dorë.
“E kam shikuar edhe unë disa herë në telefon dhe duket se e kam prekur me dorë, ju premtoj që goditja ime ka qenë me kokë, por topi shkon në trajektoren e dorës dhe duket që e kam prekur me dorë, por premtoj që e kam goditur me kokë”

“Mendoj që kanë qenë disa raste diskutabile, por ajo qfarë mund t’iu siguroj është kjo, ju premtoj edhe një herë që topin e kam goditur me kokë”

“Në përgjithësi ndeshja ka qenë e fortë dhe ka disa raste që mund të diskutohen, por nuk është se nuk e kemi merituar fitoren”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *