Arbnor Morina tregon se si do t’i shmanget rënies Arbëria e tij

Arbëria ka një mision të vështirë para vetës, teksa kërkon ta sigurojë mbijetesën në xhiron e fundit të kampionatit, por për këtë duhet që poentojnë në xhiron e fundit ndaj Dritës që po lufton për të dalë në Evropë.

Trajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina ka folur gjerë e gjatë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Llapit, teksa ka treguar edhe të ardhmen e tij.

“Unë kam besu prej ditës së parë bashkë me ndihmësit dhe lojtarët dhe mendoj që nuk e kemi meritu këtu ku jemi, pasi nuk na ka pru loja e ekipit por disa rrethana tjera, për të cilat nuk kemi fol edhe kurr s’kemi deshtë me fol pasi s’kemi deshtë me u anku. Mirëpo ne jemi në një seri ku nuk kemi që s’disa ndeshje, ku njeherë kemi pasur humbje e pastaj fitore, mirëpo une mendoj që kjo seri ka me na sjell fitimprurës për neve. Kur e them për neve mendoj për lojtarët dhe drejtuesit që me të vërtetë kanë bërë shumë pasi dihen vështirësitë e infrastrukturës”.

“Unë marrëveshje me drejtuesit e kam pasur për një kontratë me afatëgjatë, por unë nuk mund ti mbes peng e klubit. Nëse klubi mendon me qenë këtu unë do të jem, nëse mendon që duhet një forcë e re unë vetëm e përkrahi dhe mbesim shokë shumë gjatë, pasi e dijmë që në futboll nuk mund të jesh i pazevendësushem apo me tapi. Puna jonë po vlerësohet shumë dhe mendoj që shumë lehtë e zgjedhim këtë problem”, përfundoi Morina.

Arbëria në xhiron e fundit do të udhëtoj drejt Gjilanit për t’u përballur me Dritën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *