Ansu Fati rinovon kontratën me Barcelonën – klauzola e tij e lirimit shkon në…

Ansu Fati zyrtarisht është një lojtar i ekipit të parë të FC Barcelona, pasi ylli i ri ka rinovuar kontratën me klubin.

17-vjeçari do të mbajë të veshur fanellën me numrin 22 dhe klauzola e tij e blerjes është rritur nga 170 milionë në 400 milion euro.

Që kur ai filloi të luante futboll me ekipin e parë, Ansu Fati ka thyer rekord pas rekord.

Së fundmi ai u bë gjithashtu lojtari më i ri që ka shënuar për ekipin kombëtar spanjoll.

Rekorde në La Liga dhe Ligën e Kampionëve për gola dhe asistime – thjesht nuk janë ndalur që nga debutimi i tij, ku shënoi 8 gola në 33 paraqitjet e tij të para, pas debutimit të tij me 25 gusht 2019.

Ansu Fati humbi dy miqësoret e para të këtij sezoni ndaj Nàstic dhe Girona për shkak të lëndimit, por u kthye ndaj Elches. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *