Kombëtarja e Anglisë ka siguruar plasmanin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
“Tre Luanët” fituan 0:3 kundër Uellsit duke siguruar kualifikimin nga pozita e parë e Grupit B.
Përkundër dominimit të Anglisë, gola nuk kishte në pjesën e parë të takimit.
Në fillim të pjesës së dytë, Rashford hapi serinë e golave në minutën e 50-të. Dy minuta më vonë Foden dyfishoi shifrat.
Marcus Rashford u përkujdes për golin e dytë personal dhe të tretin për anglezët në minutën e 68-të.
Kësisoj, nga Grupi B, Anglia kalon tutje nga pozita e parë me shtatë pikë. ShBA-ja ka pesë pikë. Irani tri pikë, kurse Uellsi i fundit me një pikë.