ShBA-ja e tregon forcën kundër Iranit edhe në futboll, kualifikohen tutje në “Katar 2022”

Reprezentacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Botës, falë fitores ndaj Iranit në ndeshjen vendimtare të Grupit B.

ShBA-ja triumfoi 1:0 ndaj Iranit në “Al Thumama Stadium” në Doha.

Golin e fitores për amerikanët e realizoi sulmuesi Christian Pulisic në minutën e 38-të.

Kësisoj, nga Grupi B, Anglia kalon tutje nga pozita e parë me shtatë pikë. ShBA-ja ka pesë pikë. Irani tri pikë, kurse Uellsi i fundit me një pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *